Pësoi një tërheqje në kofshë, Juventusi zbulon se kur rikthehet Ramsey

schedule16:58 - 5 Nëntor, 2020

schedule 16:58 - 5 Nëntor, 2020

Juventusi fitoi mbrëmjen e kaluar 1-4 në Hungari kundër Ferencvaros të Myrto Uzunit (sulmuesi i kombëtares kuqezi u fut në fushë në minutën e 80-të). Suksesi i dytë jashtë fushe në Champions League për bardhezinjtë, një kompeticion që është objektivi primar i kampionëve të Italisë.

E mërkurë fantastike për Juventusin, teksa i vetmi lajm negativ është dëmtimi i Aaron Ramsey. Mesfushori uellsian pësoi një tërheqje muskulore në kofshën e djathtë dhe u detyrua t’i linte vendin amerikanit McKennie në minutën e 53-të.

Ramsey i është nënshtruar kontrolleve mjekësore, teksa klubi italian, me anë të një komunikate zyrtare, deklaron se lojtari do të qëndrojë 20 ditë jashtë fushave të blerta. 29-vjeçari ka humbur takimet me Lazion dhe Cagliarin në kampionat, dhe atë të kthimit me Ferencvaros në Champions.

Objektivi është të jetë gati në dispozicion të Andrea Pirlos për ndeshjen jashtë fushe me Beneventon, sfidë që do të luhet në 28 nëntor. Gjithsesi, gjendja e tij do të rivlerësohet pas 10 ditësh nga stafi mjekësor i Juventusit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!