Pësoi ndryshim drastik në peshë, Anxhela Peristeri zbulon si arriti të humbiste 20 kilogramë

schedule07:18 - 28 Shtator, 2020

schedule 07:18 - 28 Shtator, 2020

Anxhela Peristeri është padyshim një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Këngëtarja është komentuar shumë gjithashtu edhe për pamjen e jashtme, pasi u shfaq super në formë pas rënies drastike nga pesha.

Ndërkohë, së fundmi autorja e hitit “Lujta” ka treguar së fundmi si arriti të heqë kilogramët e tepërt, ndërsa tha tashmë peshon 65 kg dhe se dëshiron që të heqë edhe 3-4 kile të tjera për të arritur peshën ideale. Megjithatë, ajo shtoi se dëshiron të humbasë edhe 2-3 kilogramë të tjerë.

“Për të gatuar vetë. Porosis edhe ndonjëherë nga jashtë kur jam e lodhur por kryesisht vetë. Bukën nuk e konsumoj se ka gluten dhe të fryn. Prandaj dhe unë isha 85 kilogramë, ndërsa tani jam 65. Them të heq edhe 3-4 kile të tjera.

Në përgjithësi marr gjëra që nuk shëndoshem, marr ato. Bëj kunguj në furrë, bulmetrat mua nuk më shëndoshin, sepse jam grupi i gjakut 0 pozitiv. Kam edhe fruta të thata, që i kam për uri, funksionojnë.”, tha këngëtarja. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!