Pësoi hemoragji cerebrale, shtrohet në spital aktori Bruno Shllaku

schedule21:24 - 18 Prill, 2020

schedule 21:24 - 18 Prill, 2020

Aktori Bruno Shllaku është shtruar këtë pasdite në spital, pasi ka pësuar hemoragji cerebrale.

Për fat të mirë, gjendja e tij shëndetësore raportohet si jo e rënduar, por ndodhet i shtruar në Reanimacion për t’u mbajtur në kontroll.

Bruno Shllaku ka patur dhjetëra role në skenën e teatrit dhe të kinematografikë. Ende nuk dihen shkaqet që e çuan në këtë gjendje Shllakun. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!