Pësoi frakturë në kokë gjatë stërvitjes, shtrohet në spital Radamel Falcao

schedule21:59 - 11 Prill, 2021

schedule 21:59 - 11 Prill, 2021

Sulmuesi kolumbian i Galatasaray, Radamel Falcao u shtrua sot në spital për për shkak të një frakture në fytyrë që pësoi në një përplasje gjatë seancës stërvitore të ditës së sotme.

Vetë klubi i Galatasray bën me dije se Falcao u dëmtua gjatë një dyluftimi në ajër me Kerem Akturkoglu në stërvitje dhe në spitalin Ulus Liv u konfirmua se ai ka pësuar një frakturë në fytyrë, e cila do të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale në orët e ardhshme, me anestezi totale.

 

Falcao do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni për të zvogëluar frakturën, ndërsa Akturkoglu, i cili nuk ka dëmtime, gjithashtu do të duhet të qëndrojë në spital, sipas protokolleve pas goditjeve në kokë.

Kolumbiani, i cili nuk luajti këtë të shtunë në barazim kundër Karagumruk, ka shënuar tre gola që nga kthimi nga dëmtimi më 27 shkurt, teksa ka luajtur 6 ndeshje. Këtë sezon ai ka luajtur shumë pak prej probleme të mëdha fizike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!