Talenti i Manchester Cityt, Eric Garcia, pësoi një dëmtim të rëndë pasi portieri i skuadrës së tij, Ederson, e shembi në tokë. Gardiani i Cityt fluturoi jashtë zone dhe përplasi fort mbrojtësin e talentuar, i cili u largua menjëherë drejt spitalit.
Mbrëmë, Garcia ka lënë ambientet spitalore dhe ka nisur rikuperimin. Mësohet se 19 vjeçari do të rikuperohet në kohë rekord nga ky dëmtim horror dhe pas vetëm 10 ditësh, do të jetë i gatshëm për Pep Guardiolën.
LEXO EDHE: VIDEO/ Dëmtim horror, Ederson bën për spital shokun e skuadrës!
Garcia e nisi titullar takimin kundër Arsenalit mbrëmjen e së mërkurës, duke ndihmuar ekipin e tij të mbajë rrjetën e paprekur në atë fitore 3-0 të “Cityzens”./abcnews.al
Manchester City defender Eric Garcia is expected to be fit in 10 days after suffering a concussion in the win over Arsenal.
Find out more: https://t.co/AG8GnpfAay pic.twitter.com/iMYpDNHNFz
— BBC Sport (@BBCSport) June 19, 2020