Pësoi defekt, bllokohet në det peshkarexha me tre anëtarë në bord, operacion shpëtimi gjatë natës në Sazan

schedule08:07 - 4 Prill, 2024

schedule 08:07 - 4 Prill, 2024

Një peshkarexhë me tre persona në bord kanë mbetur të bllokuar në det, disa milje larg Sazanit, pasi i është bllokuar helika.

Operacioni për shpëtimin e tyre është realizuar gjatë natës.

Ndërkohë Policia Kufitare ka qëndruar në gatishmëri dhe në orët e para të mëngjesit peshkarexha pritet të dërgohet në triport.

/abcnews.al/