Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, ndërron jetë 61-vjeçari në Velipojë

schedule12:13 - 14 Korrik, 2024

schedule 12:13 - 14 Korrik, 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Velipojës.

Mësohet se një 61-vjeçar ka pësuar arrest kardiak sapo është futur në det. Si pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 10:30, shtetasi 61 vjeç, banues në Krujë, dyshohet se në momentin që është futur në det ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./abcnews.al