Pësoi arrest kardiak në rrugë, humb jetën 45-vjeçari në Tiranë

schedule20:30 - 23 Qershor, 2021

schedule 20:30 - 23 Qershor, 2021

Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugën “Gramoz Pashko” tek ish-Studenti. Mësohet se qytetari i pajetë nuk është identifikuar ende ndërsa në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se shkak për humbjen e jetës mund të jetë bërë një arrest kardiak.

NJOFTIMI

“Me datë 23.06.2021, në rrugën “Gramoz Pashko” tek Ish-Studenti, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 45 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.” /abcnews.al/