Për pak do të kishim një tjetër rast fatal në fushën e blertë, si ai i ganezit Raphael Dwamena. Pasditen e 16 dhjetorit, gjatë përballjes së kampionatit anglez të futbollit, Premier League, Bournemouth-Luton, kapiteni i këtyre të fundit, Tom Lockyer u “plas” në fushë, pasi pësoi një arrest kardiak, duke tronditur gjithë të pranishmit në “Vitality Stadium”.
Qendërmbrojtësi 29-veçar u shpëtua falë ndërhyrjes së menjëhershme të stafeve mjekësore me defibrilator, teksa u nxor me barelë maskë oksigjeni nga fusha e lojës dhe menjëherë u dërgua drejt spitalit, ku vetëm pak ditë më vonë iu nënshtrua një operacioni, për vendosjen e një defribilatori, në zemër, njejtë si ish-“ylli” ganez i Egnatias.
Pasditen e kësaj të enjteje, vetë skuadra e Luton, me anë të një deklarate për shtyp ka njoftuar të gjithë tifozët e klubit, si dhe futbolldashësit në përgjithësi, se kapiteni i tyre e ka kaluar me sukses këtë situatë, teksa ka dalë na spitali, pas ndërhyrjes së vështirë në zemër dhe periudhës së vështirë që kaloi.
“Jemi mirënjohës të raportojmë se kapiteni ynë Tom Lockyer tani ka filluar një periudhë rehabilitimi nga komoditeti i shtëpisë së tij pasi u lirua nga spitali të mërkurën. Tani mund të konfirmojmë se testet e kryera këtë javë kanë zbuluar se problemi që përjetoi Tom të shtunën ishte ndryshe nga fibrilacioni atrial që pësoi në maj”,- thuhej në deklaratën e klubit. /i.m /abcnews.al
Njoftimi i plotë i klubit:
We are thankful to report that our captain Tom Lockyer has now begun a period of rehabilitation from the comfort of his own home after he was discharged from hospital on Wednesday.
Read the full statement ?
— Luton Town FC (@LutonTown) December 21, 2023