Patrizia Baldetti është një vajzë e re me nënë shqiptare dhe babain Italian. Ajo ka një histori teper të trishtë, pasi bëri një aksident të rëndë me motorr dhe nga ai moment qendroi në koma dy muaj dhe dy vjet në karrocë, pa ecur në këmbë.
Në një lidhje me Skype për ‘ABC e Mëngjesit’, Patrizia ka treguar se nga periudha e komas kujton vetem një këngë që i këndonte e ëma. Sakaq, ka zbuluar edhe se në një çast iu shfaq Zoti dhe i tha disa fjalë.
“Unë isha me motor me një shokë dhe një makinë ishte kundër trafikut. Edhe ndodhi aksidenti. Unë kam qenë në koma për dy muaj dhe nuk kam ecur në këmbë për dy vjet. Isha në karrocë.
Unë nuk mbaj mend asgjë nga periudha që isha në koma, përveç një kënge që më këndonte nëna ime. Ishte një këngë shqiptare, ‘Gjerdanin e dashurisë amani, amani’. Edhe kur u zgjova i thash mamit që pash Zotin dhe më përqafoi.
Mua më kujtohet një dritë e madhe dhe një burrë, i cili ishte i veshur me të bardha dhe më vendosi një dorë te supi dhe më tha: ‘Mos u mërzit o goce, mos u mërzit’. Edhe për mua, për mendimin tim ishte Zoti”, rrëfeu Patrizia./abcnews.al