Pësoi aksident të frikshëm në Formula 1, reagon djali i Schumacher: Jam mirë

schedule10:20 - 27 Mars, 2022

schedule 10:20 - 27 Mars, 2022

Djali i legjendës Michael Schumacher, Mick Schumacher, pësoi aksident të frikshëm në Formula 1 gjatë garimit të tij në Arabinë Saudite.

“CNN” raportoi se Mich Schumacher pati një përplasje të frikshme në një kthesë pasi e humbi kontrollin e makinës në pistë u ngrit flamuri i kuq për t’u futur ekipi mjekësor, me 23-vjeçarin që përfundoi më pas në spital.

Por, fatmirësisht Schumacher junior kaloi pa lëndime të rënda, edhe pse e humbi garën e nesërme në “Jeddah Corniche Circuit”.

Ai madje është paraqitur me një postim përmes rrjeteve sociale, ku ka treguar se është mirë me shëndet, ndërkohë që i ka falënderuar të gjithë ata që u përkujdesën për shëndetin e tij.

“Përshëndetje të gjithëve, vetëm dua t’ju tregoj se jam mirë. Faleminderit për mesazhet e ngrohta. Do të kthehemi më të fortë”, ka shkruar Schumacher.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!