Peskov: Rusia është e gatshme t’i japë ndihmë juridike Pavel Durov

schedule12:12 - 27 Gusht, 2024

schedule 12:12 - 27 Gusht, 2024

Rusia është e gatshme t’i ofrojë ndihmë ligjore bashkëthemeluesit të platformës Telegram, Pavel Durov, i cili është arrestuar në Francë, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Natyrisht, duke pasur parasysh shtetësinë ruse të tij (Durov), ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën e nevojshme, por ajo që e ndërlikon situatën është fakti se ai është gjithashtu një shtetas francez”, u tha Peskov gazetarëve.

Durovit i skadon të mërkurën masa e paraburgimit dhe para kësaj ai duhet të dalë para gjykatës ose do të lirohet.

Themeluesi i Telegram, i cili ka nënshtetësi franceze, u ndalua mbrëmjen e së shtunës në aeroportin e Parisit Bourges menjëherë pasi doli nga avioni privat me të cilin fluturoi nga Azerbajxhani.

Sipas një deklarate nga zyra e prokurorit në Paris, autoritetet po hetojnë përfshirjen e Durov në fshehjen e informacionit rreth aktiviteteve të paligjshme në internet, duke përfshirë shpërndarjen e pornografisë së fëmijëve dhe trafikun e drogës.

Sipas mediave, biznesmeni mund të dënohet me 20 vite burg./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!