Peskov: Propozimi i Putinit nuk është një ultimatum, por një nismë paqeje

schedule21:25 - 14 Qershor, 2024

schedule 21:25 - 14 Qershor, 2024

 Propozimi i presidentit rus, Vladimir Putin për fillimin e bisedimeve të paqes me Ukrainën nuk është një ultimatum, por një nismë paqeje, tha këtë të premte zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Kjo sigurisht që është e pashpjegueshme”.

Peskov theksoi se iniciativa e Putinit flet për diskutime të mëtejshme për garancitë e sigurisë dhe se është një “propozim gjithëpërfshirës, ​​shumë i thellë dhe konstruktiv“.

Ndërsa, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se kushtet e vendosura nga presidenti rus Vladimir Putin për përfundimin e luftës janë një “ultimatum” që nuk mund t’i besohet.

Putin tha më herët se Rusia do të hyjë në negociata paqeje nëse Ukraina tërheq trupat e saj nga i gjithë territori i rajoneve të reja të Rusisë dhe braktis synimin e saj për t’u bashkuar me NATO-n./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!