Peskov: Mobilizimi ushtarak nuk ka përfunduar ende

schedule13:59 - 18 Tetor, 2022

schedule 13:59 - 18 Tetor, 2022

Mobilizimi i pjesshëm ushtarak, i cili përfshin  mijëra rezervistë për të luftuar kundër Ukrainë nuk ka përfunduar “për momentin”, megjithëse shumë rajone tashmë e kanë përfunduar procesin, tha Kremlini.

“Për momentin, nuk ka ende një dekret presidencial “për përfundimin e rekrutimit, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Këto deklarata vijnë një ditë pasi kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin njoftoi mbylljen e zyrave të rekrutimit në kryeqytetin rus, të cilat ishin hapur prej gati një muaj.

Kryebashkiaku i Moskës kishte thënë se kryeqyteti rus kishte rekrutuar kuotën e tij të burrave për të luftuar në Ukrainë, pasi Presidenti Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm më 21 shtator.

Ky njoftim shkaktoi shqetësim të madh dhe bëri që dhjetëra mijëra rusë të largoheshin nga vendi për të shmangur rekrutimin.

Javën e kaluar, Vladimir Putin tha se parashikon përfundimin e kësaj vale të rekrutimit brenda dy javëve.

/abcnews.al