Peskov: Gjëja më e rëndësishme është ndalimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit

schedule14:56 - 11 Tetor, 2023

schedule 14:56 - 11 Tetor, 2023

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se gjëja më e rëndësishme tani është ndalimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit, duke shtuar se Rusia vazhdon kontaktet si me palën izraelite ashtu edhe me administratën palestineze për të vendosur një armëpushim.

Peskov theksoi gjithashtu se është e rëndësishme që Moska të mbajë një qasje të ekuilibruar për të marrë pjesë në zgjidhjen e konfliktit midis dy palëve.

“Konflikti në Izrael është ende në fazën “e nxehtë”, kështu që është e parakohshme të flitet për rolin e mundshëm të Rusisë në zgjidhjen e situatës”, tha Peskov.

/abcnews.al