Peskov: Do të vazhdojmë operacionin ushtarak në Ukrainë derisa të arrijmë të gjitha qëllimet tona

schedule08:11 - 5 Shtator, 2024

schedule 08:11 - 5 Shtator, 2024

Kremlini tha sot se instruktorë ushtarakë nga vende të ndryshme janë në Ukrainë dhe po marrin pjesë në operacionet ushtarake dhe trajnojnë forcat ukrainase,

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov theksoi se Rusia do të vazhdojë operacionin e saj ushtarak në Ukrainë derisa të arrijë të gjitha qëllimet e saj.

Peskov shtoi se Shtetet e Bashkuara dhe Europa nuk duket se janë të interesuara për një zgjidhje diplomatike të luftës.

Zëdhënësi i Kremlinit tha gjithashtu, sipas agjencisë së lajmeve TASS, se për momentin Rusia nuk sheh ndonjë parakusht për nisjen e bisedimeve të paqes me Ukrainën.

Peskov deklaroi gjithashtu se autoritetet ruse nuk po diskutojnë për të rekrutuar persona të tjerë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!