Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pesimizëm në Gjermani, në rrezik përballja Lazio-Bayern Munchen

schedule22:17 - 19 Shkurt, 2021

schedule 22:17 - 19 Shkurt, 2021

Në rrezik ndeshja Lazio-Bayern Munchen. Sfida e parë e raundit të 1/8 të Champions League, është programuar të luhet të martën e 23 shkurtit në “Olimpico” të Romës.

Kampionët në fuqi janë prekur nga pandemia. I fundit që rezultoi pozitiv ishte Benjamin Pavard, i cili është i katërti bavarez i infektuar nga pandemia.

Sportschau.de raporton se skuadra e Hansi Flick mund të mos lejohet të udhëtojë drejt Romës, pasi Departamenti Sanitar i Mynihut po merr në shqyrtim bllokimin e udhëtimit të Bayernit për në Itali.

Një hetim është duke u kryer për të përcaktuar nëse futbollistët e infektuar kanë pasur kontakte me lojtarë të tjerë apo njerëz të ndryshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!