Ndeshja e luajtur në 13 shtator mes PSG dhe Marseille, prodhoi vetëm një gol dhe pesë kartonë të kuq. Miqtë fituan 0-1 falë rrjetës së Florian Thauvin pas gjysmë ore lojë, teksa në minutat e fundit plasi një sherr i madh.
Breaking | Angel di Maria handed 4 match ban by LFP disciplinary commission for attempting to spit on Marseille defender Alvaro Gonzalez.
— Get French Football News (@GFFN) September 23, 2020
Neymar, Kurzawa dhe Paredes u ndëshkuan për vendasit dhe dyshja Amavi-Benedetto për Marseille. Disa lojtarë të tjerë ishin pjesë e rrëmujës së madhe, mes tyre edhe Angel Di Maria.
Argjentinasi ka pështyrë një prej kundërshtarëve, spanjollin Alvaro, veprim për të cilin e ka pësuar. Sulmuesi anësor është pezulluar me 4 ndeshje në kampionat nga Komisioni i Disiplinës. /abcnews.al