“Peshqit e vegjël” nga Shqipëria bien në rrjetë

schedule09:56 - 3 Shkurt, 2019

schedule 09:56 - 3 Shkurt, 2019

Një grup shqiptarësh që merrej me trafikim e lëndëve narkotike në Regensburg të Gjermanisë ka dalë para gjykatës. Shqiptari Fiqret D. 55-vjeç dhe “krahu i tij  i djathtë”, Gridi B. 30-vjeç të cilët ishin dhe drejtuesit e grupit kanë 7 ditë kohë për të apeluar masën e dënimit të dhënë ndaj tyre.

Ndërsa për anëtarët e tjerë të grupit gjykata ka dhënë dënimin dhe ata nuk pretendojnë të apelojnë vendimin. Ata kishin një rol më të vogël në grup, raportojnë mediat e huaja.

Alesjo S. u dënua me tre vjet dhe tre muaj.

Nikolin C. u dënua me pesë vjet e nëntë muaj.

Elson J. u dënua me tre vjet dhe nëntë muaj.

Kejdi T. u dënua me dy vjet e katër muaj.

Ergys X. u dënua me  dy vjet e dy muaj.

Avokatët mbrojtës ishin të kënaqur me vendimet e dhëna për klientët dhe e quajtën sukses punën e bërë nga ana e tyre.

Pas përfundimit të procedurës kundër “peshqëve të vegjël”, gjykata e kryesuar nga Carl Pfeiffer tani do përqëndrohet tërësisht te “peshqit e mëdhenj”  Fiqret D. dhe Gridi B. Dënimi i dhënë për to mendohet të jetë sa dyfishi i i dhënë për korrierët.

Siç është raportuar më parë, shtatë të pandehurit që nga Janari i vitit 2017, furnizonin me drogë gjithë zonën e Regensburg. Sipas aktakuzës, qëllimi i kartelit ishte të shiste ilegalisht marihuanë, kokainë dhe heroinë, në mënyrë që të nxjerrin fitim. Nga hetimet është zbuluar se kreu i grupit Fiqret D. kishte dekada që merrej me këtë punë. Kohët e fundit, ai u dënua me njëmbëdhjetë vjet burg për trafik droge në Shqipëri.

Por ata që i shërbenin atij ishin kryesish të rinj nga Shqipëria që i pajiste me dokumente dhe të holla. Ai i merrte në Gjermani me pretendimin se do i bënte futbollistë. Por ata të rinj kurrë nuk e panë fushën e blertë./abcnews.al