“Peshkqeni i inceneratorëve që jep leksione për drejtësinë”, Tabaku: SPAK mos të stepet nga kërcënimet e Ramës

schedule16:21 - 7 Maj, 2022

schedule 16:21 - 7 Maj, 2022

Në fjalën e e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste kryeministri Edi Rama i tërhoqi sot vëmendje SPAK-ut, ku bëri thirrje institucionit  që të nxjerrë para të gjithë politikanët e nivelit të lartë që janë të përfshirë në afera kriminale apo të shpallur non-grata.

Në lidhje me deklaratën e Ramës ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku.

Nëpërmjet një postimi në Twitter Tabaku shkruan se peshkqeni kryesor i inceneratorëve po jepte sot leksione për drejtësinë e munguar, ndërkohë që ironia është që për aferën e inceneratorëve në burg janë veç 2 nga grupi strukturuar kriminal, pra cironkat si Bllako dhe Koka.

Lexo edhe: Rama-SPAK: Merruni me “non grata-t”, përdorni grepin për të kapur peshkaqenët, jo peshqit e vegjël

Tabaku i bën thirrje SPAK-ut të dërgojë përpara aferën e inceneratorëve. Të çojë përpara gjykatës GSK për 3 inceneratorët që janë 1 çështje.

 Ajo shkruan se SPAK nuk duhet të stepet nga kërcënimet apo ankesat e Ramës. 

Postimi i plotë:

“Peshkqeni kryesor i inceneratorëve po jepte sot leksione për drejtësinë e munguar. Ironia është që për aferën e inceneratorëve në burg janë veç 2 nga grupi strukturuar kriminal, pra cironkat si Bllako dhe Koka!

E udhës do qe që të inkurajonte SPAK për të vazhduar këto hetime që kanë zbuluar pas këmbënguljes së PD një aferë 430 mln euro. Nuk e bën këtë por mbrohet duke u ankuar se po goditen të tijtë. E trishtë! Kemi votuar SPAK jo për tu ankuar pse heton.

LEXO EDHE: Pas Berishës, Rama: E gjithë Shqipëri do Metën para SPAK-ut

Inkurajoj SPAK të dërgojë përpara aferën e inceneratorëve. Të çojë përpara gjykatës GSK për 3 inceneratorët që janë 1 çështje. Korrupsioni dhe abuzimi janë gangrena e shtetit e shoqërisë tonë. Ndaj SPAK nuk duhet të stepet nga kërcënimet apo ankesat e Ramës. Shqiptarët po presin të kuptojnë kush janë peshkaqenët e vërtetë ps inceneratorëve.”

Kujtojmë se  në Kongresin e PS, në 9 prill Rama  i kërkoi Prokurorisë së Posaçme të hetojë ish-kryeministrin Sali Berishë për akuzat e DASH, duket se të njëjtën gjë shprehu sot për një tjetër kundërshtar politik. Rama tha se jo vetëm ai, por e gjithë Shqipëria e do Ilir Metën para SPAK-ut.

Kryeministri kritikoi SPAK-un se nuk kanë bërë asnjë hetim për gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vettingu, të cilët i quajti “peshq të mëdhenj”.

Kreu i qeverisë iu referua Ardian Dvoranit, që sipas tij ndonëse u cilësoi kampion i luftës kundër korrupsionit nga Sekretari i Shtetit, u shënjestrua nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa për këtë fajësoi Ilir Metën.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!