Peshkopi, një 42 vjeçar vritet me plumb në kraharor

schedule18:40 - 22 Shtator, 2017

schedule 18:40 - 22 Shtator, 2017

Ende nuk dihen motivet e konfliktit ku mbeti i vrarë një 42 vjeçar në Peshkopi. Policia megjithëse ka shoqëruar disa persona për ti marrë në pyetje ende nuk ka identifikuar autorin e krimit.

Policia e Peshkopisë gjeti makinën e 42 vjeçarit i cili u vra me plumb në kraharor. Me këtë makinë, sipas informacioneve të besueshme është bërë dhe transportimi i viktimës për në spitalin e qytetit.
Mjeti tip benz u gjet në periferi të Peshkopisë, ndërsa nuk janë identifikuar ende dy personat që u paraqiten në spital me të vrarin Alaban ose ndryshe Gëzim Kaloshi.
Ata u larguan pa lënë gjurmë, por policia ka shoqëruar disa persona të cilët mbrëmjen e së enjtes janë parë në shoqërinë e Kaloshit.
Të njëjtat burime tregojnë se 42 vjeçari Kaloshi, ish-pronar i një pike bastesh, është qëlluar me plumb në kraharor nga të tjerë persona dhe pse ende nuk është përjashtuar pista e një vrasjeje aksidentale.
Kaloshi nga Blliçe i Peshkopisë, njihej si person pa probleme apo precedentë të mëparshëm penalë.

https://www.youtube.com/watch?v=jaaczWkRvXI

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!