Peshkim me lëndë plasëse, procedohet penalisht 56-vjeçari në Himarë

schedule13:08 - 5 Prill, 2024

schedule 13:08 - 5 Prill, 2024

Një 56-vjeçar është proceduar penalisht pasi u kap duke peshkuar me lëndë plasëse. Policia ka sekuestruar 3 kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse.

“Në vijim të kontrolleve që kryhen nga shërbimet e Policisë Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare, zbatimin e ligjshmërisë dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, në vendin e quajtur “Gjiri i Livadhit”, është konstatuar një shtetas duke peshkuar me lëndë plasëse. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në zonën ku ai po peshkonte, shërbimet e Policisë kanë gjetur 3 kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse, me fitil zjarrpërcjellës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin  56 vjeçar, banues në Himarë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!