Peshkatarin e prisnin 4760 vite burg, gjykata ia ul në 280 vite për keqardhje

schedule12:07 - 9 Mars, 2023

schedule 12:07 - 9 Mars, 2023

Një peshkatar i akuzuar se ndihmoi në drejtimin e një anijeje të mbushur me emigrantë nga Egjipti në Greqi, u dënua nga autoritetet greke me 280 vjet burg pasi u shpall fajtor për kontrabandë njerëzish.

Burri egjiptian, i quajtur H. Elfallah, do të përballej me një dënim prej 4,760 vitesh burg, bazuar në 10 vjet për çdo migrant që ai dyshohet se ndihmoi për ta sjellë në Europë, sipas ligjeve greke.

45-vjeçari ishte një nga afro 500 emigrantët në bordin e ish-anijes së peshkimit në nëntor të vitit të kaluar, kur ajo lundroi përtej Mesdheut. Elfallah dhe djali i tij 15-vjeçar shpresonin të arrinin në Greqi dhe më pas në Mbretërinë e Bashkuar.

Pasi anija e rrënuar filloi të kishte probleme për shkak të detit të trazuar dhe erërave të forta, u tërhoq në breg nga autoritetet greke. P olicia arrestoi shtatë nga emigrantët, duke i akuzuar ata se ndihmuan në drejtimin e anijes së goditur. Njëri prej tyre ishte Elfallah.

Ai u shpall fajtor në një gjyq në Kretë në fillim të kësaj jave, por gjykata “mori parasysh arsyet e tij” për drejtimin e anijes dhe i dha një dënim më të vogël prej “vetëm” 280 vjet burg, pasi ndjeu keqardhje.

Grupet e të drejtave të njeriut e kanë kritikuar ashpër dënimin, duke thënë se ai ishte i detyruar të përdorte aftësitë e lundrimit për shkak të kushteve.

Ata thanë se trafikantët profesionistë ua besonin lundrimin migrantëve, në mënyrë që vetë kontrabandistët të mos ishin në bord dhe të rrezikonin arrestimin pasi të mbërrinin në Europë.

Besohet se peshkatari nuk i përballonte dot mijëra eurot që trafikantët kërkojnë për kalimin nëpër Mesdhe, ndaj në këmbim të një çmimi më të lirë, ai ra dakord që të bënte disa punë në anije, përfshirë edhe drejtimin e saj.

Organizatat joqeveritare kanë thënë se ai është një kokë turku dhe po trajtohet padrejtësisht si kriminel.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!