Kryeministri Edi Rama thotë se pesha historike e zgjedhjeve të 11 majit, lidhet me fatin evropian të Shqipërisë.
Gjatë fjalës së tij me kandidatët e PS në Fier, Rama u shpreh se brenda mandatit të katërt, vendi do të jetë anëtar i Bashkimit Evropian.
“Jeni me siguri i vetmi grup deputetësh nga e gjithë skuadra, që prezantoheni tre herë. Kjo tregon që keni krijuar sinergji të plotë, që edhe drejtuesja politike mezi pret t’iu prezantojë. Dua të them që, kini parasysh se komunikimi ynë me të gjithë njerëzit me të cilët do të flasim përmes jush, duhet të jetë i fokusuar, me kryefjalë peshën historike që kanë këto zgjedhje. Pesha historike e këtyre zgjedhjeve lidhet me fatin evropian të Shqipërisë. Për herë të parë, qysh se ne e kemi nisur si shtet këtë rrugëtim është hapur një dritare mundësie që është e prekshme dhe aktuale. Mund të bëhemi anëtar të BE në harkun e një mandati të vetëm”, theksoi ai./abcnews.al