Pesë zakone të përditshme që ndikojnë edhe në dashurinë tuaj

schedule22:54 - 13 Korrik, 2023

schedule 22:54 - 13 Korrik, 2023

Nëse mendoni se dieta, ushtrimet fizike apo psikologjia e mirë nuk janë të lidhura domosdoshmërisht me marrëdhëniet intime, sot do ta rimendoni. Stili ynë i jetesës na ndikon në të gjitha nivelet, ndaj është koha për të bërë disa ndryshime të vogla, si për të mirën e shëndetit, ashtu edhe për jetën tuaj të dashurisë.

Shoqërohu me njerëz pozitivë

Sigurisht që nuk po flasim për pozitivitet toksik sepse ne jemi njerëz dhe kemi problemet tona. Por nëse shoqëroheni me njerëz që vazhdimisht ankohen ose komentojnë të tjerët ose nuk mund të gjejnë asgjë pozitive për veten ose ju, atëherë do të fokusoheni më shumë në ato gjëra.

Provoni yoga

Yoga është sikur është krijuar për t’ju bërë të ndiheni elegantë. Trupi juaj bëhet më fleksibël, elastik dhe ju ndihmon të vini në kontakt shumë më të mirë me të.

Hani luleshtrydhe

Tani, që është edhe koha e tyre. Luleshtrydhet janë plot me antioksidantë dhe vitaminë C, e cila është e mirë për zemrën dhe qarkullimin e gjakut.

Provoni gjëra të reja

Nëse keni më shumë gjasa të rrezikoni dhe të provoni hobi të reja ose të bëni zgjedhje jokonvencionale, ka më shumë gjasa të aplikoni të njëjtën taktikë në dhomën e gjumit.

Mos u mundoni t’i bëni të gjitha menjëherë

Sepse thjesht nuk është e mundur. Ne nuk jemi mbinjerëz dhe do të ketë ditë kur ju thjesht dëshironi të shikoni në tavan. Respektoni ritmet tuaja dhe gjithçka do të bëhet më e lehtë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!