Pesë vite të tjera në krye të KE, von der Leyen: Mirënjohëse për besimin e parlamentit

schedule14:52 - 18 Korrik, 2024

schedule 14:52 - 18 Korrik, 2024

Ursula von der Leyen, e cila u zgjodh nga Parlamenti Europian me një diferencë më të madhe sot se pesë vjet më parë, shprehu mirënjohjen për besimin e parlamentit.

“Nuk mund të shpreh se sa mirënjohëse jam për besimin e të gjithë eurodeputetëve që votuan për mua”, tha ajo.

Parlamenti Europian prej 720 anëtarësh miratoi von der Leyen në krye të Komisionit për një mandat të dytë me 401 vota pro, 284 kundër dhe 15 abstenime.

Von der Leyen kryesoi Komisionin përmes dy krizave të mëdha, pandemisë Covid dhe pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia. Ajo ka fituar respektin midis krerëve të shteteve dhe qeverive për mbështetjen e saj të vendosur ndaj Kievit dhe aftësinë për të kultivuar marrëdhënie të ngushta me aleatët e Evropës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!