Pesë viruset që kanë infektuar njerëzit në 16 vitet e fundit

schedule11:10 - 23 Janar, 2020

schedule 11:10 - 23 Janar, 2020

Në 16 vitet e fundit, 5 viruse kanë “goditur” njerëzit. Pra kanë arritur të kalojnë nga kafshët, ku kishin habitatin e tyre, tek njeriu dhe të transmetohen mes tyre.

Nga këta, 3 janë pjesë e familjes koronavirus, e njëjta edhe me virusin e fundit 2019-CoV që po përhapet aktualisht në Kinë.

Sipas ekspertëve, ky është alarm për shëndetësinë, pasi ritmet e përhapjes së tyre dhe kalimi tek njeriu janë shumë të larta. Janë fenomene që lidhen edhe me ndryshimet në ekosistem krijojnë terrenin e duhur për përhapjen më shpejtësi.

1.Në vitin 2003 ishte mutacioni i virusit Sars që u transmetua nga lakuriqët e natës tek qelbësi, e në fund tek njeriu.

2.Gjashtë vite më pas ishte rasti i virusit A H1N1 që kaloi nga zogjtë tek derrat, e më pas tek njeriu.

3.Në vitin 2012 përhapje gjeti virusi Mers, i familjes koronavirus, i cili përhapjen e pati sërish nga lakuriqët e natës, tek gamilet e ne fund të njeriu.

4.Në vitin 2014 arriti të transmetohej nga njeriu tek njeriu edhe virusi përgjegjës për ethet hemorragjike Ebola, kryesisht i përhapur ne vendet afrikane ende sot.

5.Ndërsa virusi i fundit, ai që po përhapet në Kinë aktualisht, sipas autoriteteve shëndetësore vendase fillesën e ka gjithnjë nga lakuriqi i natës, por ende nuk dihet cila është kafsha ndërmjetëse, ku virusi ka mundur të arrijë mutacionin, për t’u përshtatur më pas në organizmin e njeriut./abcnews.al