Pesë ushqime që është mirë t’i blini të ngrira

schedule15:52 - 20 Maj, 2023

schedule 15:52 - 20 Maj, 2023

Nëse blini shumë ushqime të freskëta në supermarket, gjasat janë që ato të përfundojnë në koshin e plehrave pasi do të prishen para se t’i hani, gjë që kontribuon jo vetëm në humbjen e ushqimit, por edhe në para.

Nutricionisti Rhiannon Lambert thotë se shumë ushqime janë më të shëndetshme nëse i blini të ngrira, gjë që mund t’ju kursejë telashe dhe para.

“Ushqimet e ngrira si frutat dhe perimet, peshku dhe mishi, madje edhe bukët që janë të fortifikuara me vitamina dhe minerale, janë po aq ushqyese sa ato të freskëta. Produktet e ngrira gjithashtu priren të jenë më të lira se shumica e produkteve të freskëta, kështu që është një opsion i shkëlqyeshëm nëse po kërkoni të kurseni para,” vëren ajo.

Ndër ushqimet që janë më të shëndetshme dhe më të lira nëse i blini të ngrira është bizelja, të cilën e ruajmë në ngrirje dhe mund ta gatuajmë shpejt dhe me lehtësi ose të shtojmë një sasi të vogël në një vakt. Bizelet përmbajnë fibra, antioksidantë dhe vitamina, ndaj mos hezitoni t’i hani vetëm ose të kombinuara me oriz ose mish.

Brokoli i ngrirë është gjithashtu një alternativë e shkëlqyer për produktet e freskëta, pasi nuk i humbet lëndët ushqyese kur ngrihet. Brokoli ndihmon në shëndetin e zorrëve, trurit dhe imunitetit, pavarësisht nëse e hani të freskët apo të ngrirë.

Një tjetër ushqim që mund ta ruani në ngrirje është hudhra e grirë, e cila është më e lirë se e freskëta dhe ju kursen nga telashet e qërimit. Procesi i ngrirjes së hudhrës nuk shkatërron substancën aktive të vlefshme allicin, e cila lufton viruset duke forcuar sistemin imunitar.

Mos harroni të ngrini disa fruta, të tilla si manaferrat, të cilat ende ruajnë shumë nga antioksidantët e tyre. Për fat të keq, manaferrat e freskëta të plota, prishen pas disa ditësh, por nëse i blini të ngrira ato zgjasin shumë më gjatë.

Rihannon rekomandon blerjen e peshkut të ngrirë, i cili është shumë më lirë se i freskët. Ngrirja e peshkut nuk ul vlerën e tij ushqyese dhe ju mund të merrni acidet yndyrore të vlefshme omega-3 dhe vitaminat D dhe B2 që ato përmbajnë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!