Pesë të infektuar me Covid-19, Partizani zbulon edhe emrat

schedule01:28 - 10 Korrik, 2020

schedule 01:28 - 10 Korrik, 2020

Deian Boldor dhe Besnik Ferati, një ditë më parë u konfirmuan pozitivë me COVID-19, ndërkohë që më pas u testuan të gjithë lojtarët dhe nga rezultatet e testeve është mësuar se edhe tre lojtarë të tjerë janë infektuar.

Lojtarët të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 janë Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote, të cilët janë asimptomatikë.

Lojtarët janë izoluar dhe nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës. Sipas njoftimit të klubit të Partizanit, ekipi gëzon gjendje optimale dhe pavarësisht mungesave është gati për të dhënë maksimumin në derbin me Tiranën.

Kështu, te Partizani do të mungojnë një numër i konsideruar lojtarësh në takimin e nesërm me Tiranën në derbi. Kjo ndeshje është programuar të nisë prej orës 20:45.

NJOFTIMI – FK Partizani njofton rezultatet e testeve të kryera nga ekipi për COVID-19. Në total janë kryer 50 tamponë dhe nga përgjigjet zyrtare të konfirmura nga ISHP (Insituti Shëndetit Publik), tre pjestarë të ekipit Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe janë asimptomatikë.

Pjesa tjetër e skuadrës, stafi dhe punonjës të klubit kanë dalë negativ. Në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lojtarët janë izoluar dhe nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës.

Ekipi gëzon gjendje optimale dhe panvarësisht mungesave është gati për të dhënë maksimumin në derbin me Tiranën. /abcnews.al