Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pesë muaj hetime/ Goditet rrjeti i trafikantëve në Tiranë, si funksiononte skema e shpërndarjes së drogës

schedule13:52 - 14 Nëntor, 2025

schedule 13:52 - 14 Nëntor, 2025

Në Tiranë, Policia ka goditur një rrjet të shitjes së lëndëve narkotike.  Autoritetet kanë identifikuar 44 persona, pjesëtarë të grupit, të cilët, të veçuar ose në grupe, shitnin lëndë narkotike, në trajta të ndryshme.

Nga personat e identifikuar, për 25 prej tyre është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa 6 të tjerë janë vënë në pranga gjatë periudhës hetimore. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 13 pjesëtarëve të tjerë të grupit.

Disa prej personave të përfshirë në trafik droge:

  1. Denis Sageri
  2. Anton Lusha
  3. Artan Rraja
  4. Renaldo Loka
  5.  Olsjan Guri
  6. Ardian Cara
  7. Klaudjo Zelija
  8.  Abdyl Dule
  9.  Ervis Zuna
  10.  Kevin Beci
  11.  Feliks Dangellia
  12. Fatjon Murataj
  13.  Klodian Dreni (Muhameti)
  14.  Bojken Billa
  15.  Idriz Peti
  16. Aurel Huna
  17.  Frans Meta
  18.  Ronaldo Dumani
  19. Mateo Muça
  20.  Liman Tota

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrolleve në banesat e tyre, janë gjetur dhe sekuestruar: 2 kg e 400 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 16 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Resin (çokollatë), 22 kg vaj kanabisi, sasi lënde dyshuar narkotike Cannabis, 121 200 euro ( 118 900 euro të dyshuara të vjedhura në bankë), 1 armë zjarri pistoletë, 3 armë gjahu, qindra fishekzjarrë, 28 celularë, peshore elektronike dhe 4 automjete.

Ndërkohë, 13 shtetasit e tjerë të identifikuar nga hetimet, si pjesë e këtij rrjeti, janë shpallur në kërkim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!