“ABC” siguron pamje të tjera nga aksidenti që ndodhi mbrëmjen e sotme te nënkalimi i Saukut në hyrje të Tiranës, ku u përfshinë 5 makina, mes tyre një maune, ndërsa të plagosur mbetën dy persona.
Makina tip “Ford” që drejtohej nga një vajzë 28-vjeçe me inicialet I. D. ishte më e dëmtuara nga përplasja, sikur duket edhe në pamje.
28-vjeçarja dhe një tjetër person u dërguan në spital me plagë të rënda nga aksidenti, ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen. d.b/Abcnews.al