Pesë klube të Superligës licencohen për Kupat e Europës

schedule16:30 - 3 Qershor, 2019

schedule 16:30 - 3 Qershor, 2019

Federata Shqiptare e Futbollit njofton zyrtarisht klubet e Superligës që nuk morën licencimin për në Europë. Gjysma e skuadrave u vlerësuan negativisht, përfshi edhe emra të njohur si Flamurtari apo Tirana.

Ishte një sekret që dihej nga të gjithë. Federata Shqiptare e Futbollit I dha më në fund zyrtarizimin, asaj që ishte mësuar prej kohësh, pra që vetëm 5 klube të Superligës morën licencimin për pjesëmarrje në kupat e Europës.

Eduard Gjini, shef i licencimit në Federatë, dha të dhënat, duke theksuar se klubet duhej të përmbushnin kriterin sportiv, kriterin e infrastrukturës, kriterin e administratës së personelit, kriterin ligjor, dhe kriterin financiar.

“Pesë skuadra e morën licencën për të luajtur në UEFA Competition, Partizani, Kukësi, Teut, Skënderbeu dhe Laçi. U refuzuan pesë skuadra të tjera, të cilët ishin, Tirana, Flamurtari, Luftëtari, Kastrioti dhe Kamza. Tre skuadra nuk janë licencuar për shkak të financave, Flamurtari, Luftëtari dhe Tirana. Kastrioti nuk e ka marrë licencën se nuk kishte stadium ku të luante”, tha Gjini.

Federata pretendoi se nuk foli zyrtarisht më parë për të mos prishur garën, por duket se vetë klubet u kujdesën për këtë.

“Kur të mbarojmë kemi në dosje të gjithë dokumentacionin, i cili është firmosur nga të gjithë ekspertët. Ne prandaj nuk folëm. Nëse klubet e deklaruan vetë, është çështje e tyre. Flamurtari ka mundur Kukësin gjatë kohës që e dinte që nuk ishte licencuar. E rrafi Laçin në Vlorë. Mundi Kukësin në Elbasan Arena. Nuk u la gara”, tha Gjini.

Federata nuk sqaroi se cilët klube do të marrin pjesë në Ligën e Europës, por vetëm deklaroi se I kishte dërguar UEFA-s renditjen përfundimtare, ndërsa I takon pikërisht UEFA-s për të vendosur.

Gjithsesi, Partizani do të jetë në Champions, Kukësi e Teuta në Ligën e Europës, të cilëve mund t’u shtohet Laçi, nëse Skënderbeu nuk merr vendim pozitiv nga KAS-i përpara datës së hedhjes së shortit. Gjini sqaroi se Federata ka rritur kërkesat për klubet e Superligës për sezonin e ardhshëm.

“Në rregulloren e re që kemi miratuar, çdo tre muaj klubet janë të detyruara të bëjnë paraqitje të bilanceve dhe ecurisë financiare duke u kontrolluar nga eksperti. Eksperti mundet të propozojë dhe mosdhënien e licencës”, tha Gjini.

Sipas rregullores, klubet duhet të bëjnë paraqitje të bilanceve, dhe ecurisë financiare çdo 3 muaj, edhe kështu mund t’u hiqet licenca Një kërkesë shtesë edhe për infrastrukturën.

“Në rregulloren e sivjetshme është kërkuar klubeve të Superiores, i ëhstë kërkuar edhe një stadium alternativ në rast se ka fatkeqësi natyrore, të kenë një stadium fiks alternativ”, tha Gjini.

Për sezonin e ri, klubeve në Superligë u është kërkuar një stadium alternativ fiks. Federata mbetet në në monitorim 3-vjeçar nga UEFA pas asaj që ndodhi 2 vjet më parë me Tiranën, kur FSHF e dha licencimin, por UEFA zbuloi parregullsi./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!