Pesë goleadorët nigerianë më të mirë, Nwabueze i Laçit “mbret” i Europës

schedule12:54 - 23 Mars, 2020

schedule 12:54 - 23 Mars, 2020

Allnigeriasoccer.com ka publikuar 5 lojtarët nigerianë me statistikat më të mira shënuese në Europë. Në vend të parë qëndron Kyrian Nëabueze, goleadori i Laçit. 27-vjeçari është surpriza e këtij sezoni në Superiore, aty ku ka shënuar 17 gola në 25 ndeshje dhe është golashënuesi më i mirë, teksa fazën e parë e mbylli me 14 gola të shënuar në 15 takime.

Në vend të dytë renditet Cyriel Dessers i Heracles Almelo. 25-vjeçari i lindur në Belgjikë ka shënuar 15 gola në 26 ndeshje të zhvilluara në Eredivisie. Podi kompletohet Kingsley Onuegbu, i cili aktivizohet në Qipro me Nea Salamina Famagusta

34-vjeçari numëron 14 gola të shënuar në 23 ndeshje të zhvilluara. Më pas vjen Victor Osimhen i Lille, me 13 gola të shënuar në Ligue 1 në 27 ndeshje. Nigeriani i pestë vjen nga Serbia. Ai është Sadiq Umar, ish-sulmuesi i Romës. 23-vjeçari është pjesë e Partizanit të Beogradit dhe ka realizuar 11 herë në 22 përballje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!