Është mbyllur kryendeshja e javës së 14-të në IPKO Superliga, që u luajt në “Fadil Vokrri” mes Prishtinës dhe Feronikelit. Të dy skuadrat synojnë të kapin vendet e para dhe të luftojnë për titullin kampion, por në këtë sfidë, ishte Feronikeli që triumfoi me rezultatin spektakolar 2-3.
Ishin vendasit e Prishtinës ata që shënuan të parët, me anë të Januzit, me anë të një penalltir. Që në minutën e dytë, Prishtina e pa veten në avantazh. Megjithatë, Jean Carioca, ish-futbollisti i Kukësit në Superiore, shënoi golin e barazimit vetëm katër minuta më vonë. Me rezultatin 1-1, do të mbyllej pjesa e parë.
Pjesa e dytë nisi sërish me gol. Sërish Prishtina do të shënonte shumë shpejt, me anë të Miftaraj (49′). Feronikeli, edhe pse në disavantazh, nuk u dorëzua dhe arriti të përmbysë shifrat. Lladrovci (58′) dhe Carioca sërish (88′) i dhanë një fitore të madhe Feronikelit, që ngjitet në kuotën e 22 pikëve në vend të gjashtë. Ndërsa Prishtina, mbetet me 24 pikë, në vend të katërt./abcnews.al
IPKO Superliga, java 14
Prishtina – Feronikeli 2-3
Drenica – Trepca 89 3-2
Ballkani – Llapi 1-1
Drita – Dukagjini 1-0