Pesë fëmijë dhe tre të rritur kanë mbetur të plagosur rëndë nga një rrufe në Gjermani

schedule22:57 - 22 Korrik, 2024

schedule 22:57 - 22 Korrik, 2024

Tetë persona u plagosën nga një goditje rrufeje gjatë një stuhie të fortë që goditi këtë të hënë Delmenhorst në Gjermani, raporton Bild.

Incidenti ndodhi kur një grup të rriturish dhe fëmijësh kërkuan strehim nga stuhia nën një pemë aty pranë në park që ishte goditur nga rrufeja. Ndër të plagosurit janë tre fëmijë në rrezik.

Ambulanca erdhi në orën 16:15 pasi rrufeja goditi parkun Graft në Delmenhorst dhe shpëtimtarët e parë mbërritën vetëm pak minuta pas thirrjes dhe ndihmuan të plagosurit.

Një djalë pesë vjeç dhe një vajzë katërmbëdhjetë vjeç janë dërguar në spital me lëndime të rrezikshme për jetën.

Në spitalin ku po trajtoheshin janë transportuar edhe nëna, bashkëshorti, vajzat dy dhe nëntë vjeçe, djali 12 vjeç dhe kushëriri 31 vjeç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!