Pesë aksidente, 4 të vdekur dhe 3 të plagosur

schedule18:03 - 2 Gusht, 2018

schedule 18:03 - 2 Gusht, 2018

Ka qenë një ditë e përgjakshme kjo e sotmja në rrugët e vendit. Në pesë aksidente rrugore humbën jetën 4 persona dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur. Tre prej ngjarjeve ndodhën në Qarkun e Dibrës.

Pesë aksidente ndodhën sot në vendin tonë me pasojë 4 të vdekur dhe 3 të plagosur.

Një kalimtar gjeti vdekjen pasi u përplas nga një mjet në aksin Shkodër- Koplik. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ketij aksidenti.

Një furgon aksidentoi për vdekje një këmbësor në aksin rrugor Shupenzë-Peshkopi pranë fshatit Vojnik. Viktima është një 70 vjeçar.

Në të njëjtën kohë një tjetër këmbësor mbeti i plagosur rëndë në një aksident. Ngjarja ndodhi pranë fshatit Grezhdan në Maqellarë. I dëmtuari ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën. Dyshohet se shkak i aksidenteve të jetë lagështira në rrugë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të rëna në orët e fundit.

Paraditen e së enjtes një makinë përfundoi në greminë në zonën e Krastës në Bulqizë, duke i marrë jetën 60 vjeçarit Asllan Lami, pasagjer në automjet. Ndërsa drejtuesi Marsel Bushi, ka marrë plagë të rënda dhe u dërgua me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Dyshohet se drejtuesi i mjetit humbi kontrollin e makinës dhe pasi doli nga rruga ra në greminë.

Një tjetër aksident ndodhi në zonën e Spillesë në Kavajë. Dy persona janë aksidentuar teksa po udhëtonin me motor. Mjeti doli nga rruga dhe Donald Agolli, 20 vjeç ka humbur jetën, ndërsa pasagjerja që ishte në motor me të është plagosur. Dyshohet  se shkak për aksidentin  është bërë shpejtësia me të cilën po udhëtonin të rinjtë. /abcnews.al