Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka dorëzuar raportin për kandidatët e Shoqërisë Civile për një anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Tre janë kandidatët që plotësojnë kriteteret e parashikuara në kushtetutë.
Alfred Balla ka marrë vlerësimin më të lartë ndër kandidatët e shoqërisë civile për në këshillin e lartë të prokurorisë. I ndjekur nga Andi Murataj dhe Mimoza Qinami.
Është kjo renditja përfundimtare që ka bërë kuvendi pas grumbullimit të pikëve bazuar në meritat profesionale, morale dhe organizative drejtuese menaxheriale.
Në vlerësimin e kandidaturave vihen re ndryshime
Komisioni i Shoqerisë Civile përzgjodhi 4 emra. Por për operacionin ndërkombëtar të monitorimit vetëm një prej tyre plotësonte kushtet. I ndryshëm është vlerësimi i Sekretarit të kuvendit sipas të cilit tre kandidatë kanë marrë pikët e mundshme të cilat argumentohen në raportin përfundimtar.12 kandidatët e tjerë u përjashtuan pasi nuk plotësojnë kërkesat e parashikuara në kushtetutë dhe në ligjin 115/2016.
Raporti është dorëzuar pranë komisionit të ligjeve, i cili pritet të mblidhet të martën për nisjen e procedurave për ngritjen e KLGJ dhe KLP./abcnews.al