“Përzgjedhja e kreut të SPAK pa manipulime”, Peleshi komenton deklaratën e Kim: Jemi në krah të përsosjes së Reformës

schedule12:51 - 23 Nëntor, 2022

schedule 12:51 - 23 Nëntor, 2022

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë thirrje që zgjedhjet për kreun e ri të SPAK të jenë pa manipulime.

Ajo përmes një postimi në Twitter ditën e djeshme deklaroi se taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë dhe thekson se SPAK duhet të jetë e ardhmja e Shqipërisë.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka komentuar deklaratën e ambasadores pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.

Ai tha se mazhoranca, e cila inicioni Reformën është e vendosur t’i shkojë deri në fund dhe bëri me dije se janë në krah të përsosjes së Reformës në Drejtësi.

Peleshi: Reforma në Drejtësi nuk ka mbaruar, nuk është një punë që kryhet një herë e mirë, është punë dinamike. Ka gjithmonë sfida dhe problematika për ta përballur. Siç ishim të vendosur të pa filluar këtë Reformë, do të vazhdojmë ta mbështesim. Çdo ngjarje e pakëndshme apo vëmendje e shtuar për ta imunizuar nga ndikime apo deformime të procesit e shqetëson qeverinë shqiptare dhe ne jemi në krahun e përsosjes së Reformës në Drejtësi, plotësimit të institucioneve me persona me integritet të lartë./Abcnews.al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!