Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përvjetori i tragjedisë së Novi Sad frikëson Vuçiç/ Më 1 nëntor paralajmërohen tubime masive, familjarët kërkojnë drejtësi

schedule17:15 - 29 Tetor, 2025

schedule 17:15 - 29 Tetor, 2025

Bota e Dijana Hrkës u shemb më 1 nëntor të vitit të kaluar, kur streha e betonit i shtypi për vdekje djalin e saj në një stacion treni në Serbi.

Shembja e pjesshme e ndërtesës vrau 16 persona dhe ka shkaktuar protesta antiqeveritare në të gjithë vendin.

47-vjeçarja Hrka është bërë anëtarja më e zëshme e familjes së të vrarëve. Ajo është shfaqur në protesta mes mijëra njerëzve, të cilët akuzojnë qeverinë e Presidentit Aleksandar Vuçiç për korrupsion në ndërtim dhe çështje të tjera, ndërsa zotohet se do ti bashkohet përsëri dhjetëra mijëra protestuesve të shtunën për përvjetorin e shembjes së tendës në qytetin verior të Novi Sadit.
Diana kërkon drejtësi për djalin e saj 27 vjeçar, Stefanin dhe viktimat e tjera.

Protesta e përvjetorit më 1 nëntor synon të shtojë presionin mbi presidentin serb, i cili ka refuzuar të thërrasë zgjedhje të parakohshme parlamentare, një kërkesë e hershme kjo e protestuesve.

Prokurorët kanë akuzuar 13 persona për shembjen vdekjeprurëse, kryesisht inxhinierë dhe disa zyrtarë qeveritarë.

Por një datë gjyqi nuk është caktuar ende dhe shumë serbë dyshojnë se procedurat do të zbulojnë plotësisht korrupsionin e dyshuar që ata besojnë se fshihet pas shpërfilljes së rregullave të sigurisë dhe ndërtimit.

Vuçiç, ka quajtur gjithashtu protestuesit “terroristë” që punojnë kundër Serbisë me urdhër të Perëndimit.

Ndërkohë, studentët e universitetit kanë nisur marshimin me biçikleta në të gjithë vendin për t’u mbledhur në Novi Sad të shtunën./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!