Përvjetori i njohjes me Ilary, Totti: Më përplasi derën e Ferrarit në takimin e parë

schedule12:17 - 2 Shkurt, 2021

schedule 12:17 - 2 Shkurt, 2021

Legjenda e Romës, Francesco Totti, ka festuar 20-vjetorin e njohjes me bashkëshorten Ilary Blasi. Ish-kapitenit të romakëve po i kushtohet një serial në “Sky Tv” dhe në episodin e katërt të tij flitet pikërisht për marrëdhënien e çiftit.

44-vjeçari kujton takimin e parë me moderatoren e njohur, i cili mesa duket nuk paska shkuar edhe aq mirë për të. “Unë e çova Ilaryn për darkë tek Fungo, një restorant në katin e fundit të një kulle në Eur. Shkova ta merrja atë në shtëpi me një Ferrari dhe poshtë restorantit ajo e hapi derën dhe e përplasi shumë fort me murin.

 

Nuk reagova. Unë do ta kisha vrarë Ilaryn, por bëra sikur nuk ishte ndonjë problem i madh”, deklaron Totti. Mesa duket ish-sulmuesi ka qenë vërtetë i dashuruar më të, përpos problemeve me Ferrarin. Çifti e ka vërtetur lidhjen e tyre të ngushtë me kalimin e viteve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!