Sondazh

Vrasja e gjyqtarit Kalaja lidhet me:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përvjetori i luftës në Mashkullorë/ Ceremoni përkujtimore, banoret vlerësojnë ditën historike

schedule15:41 - 18 Mars, 2025

schedule 15:41 - 18 Mars, 2025

GJIROKASTËR- Në Mashkullorë, pranë Gjirokastrës është përkujtuar këtë të martë 117-vjetori i luftës së Mashkullorës ku çeta e Çerçiz Topullit u përball atëherë me garnizonin turk në një betejë të pabarabartë.

Banorët e Mashkullorës e kanë rrëfyer historinë e kësaj lufte brez pas brezi, ndërsa theksuan edhe njëherë rëndësinë e kësaj dite historike.

Trashëgimia e pasur folklorike që buron prej kësaj ngjarjeje orientoi një linjë të kënduari me në qendër atdheun dhe lirinë. Kontribute të tilla si ato të çetës së Çerçiz Topullit  frymëzuan lëvizjet e mëtejshme që i paraprinë pavarësisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!