Të mërkurën, Kosova shënoi 25 vjetorin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, kur trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë pas fushatës ajrore të Aleancës së Veri-Atlantikut kundër caqeve ushtarake e policore serbe në Kosovë dhe Serbi.
Diplomati Blerim Canaj tha për emisionin “Ballkan Update” se Kosova ka bërë hapa para, pasi kontribuan njerëz që besuan.
Ndërsa, analisti Afrim Kasolli u shpreh se në këto 25 vite kanë ndodhur ndryshime shumë pozitive për vendin dhe vetë kryeministri Albin Kurti e pranoi.
“Unë i përkas një gjenerate që e kam jetuar dhe para luftën dhe luftën. Ne para 25 vjetësh nuk ishim fare shtet dhe nuk dinim se si do të shkonte ekzistenca jonë, ndërsa sot e kemi një shtet të pavarur, i cili është organizuar në qindra organizata dhe është i njohur nga 116 shtete. Përkundër probleme kjo që ka ndodhur me Kosovën është evolucion. Natyrisht që duhet ta kemi parasysh që ka pasur njerëz që kanë besuar në atë që duket e paarritshme. Është krenari dhe ndjenjë e mirë se çfarë i lëmë mbrapa brezave që vijnë.
Unë në atë ditë kam qene student në Austri dhe ka qenë më lehtë për mua dhe për të gjithë ata sikur unë”, tha Canaj.
“Duke shijuar mrekullinë e lirisë do të kisha thënë nga kjo distancë historike. Siç tha dhe parafolësi mund të listohen shumë nga arritjet historike që ka bërë shteti i Kosovës brenda këtyre dy dekadave. Madje, edhe kryeministri Kurti më në fund e pranoi dhe tha që në këto 25 vite kanë ndodhur ndryshime shumë pozitive për vendin tonë.
U përmend që Kosova është njohur nga shumë shtete, mirëpo anëtarësimi në NATO u bë me mekanizma të tjerë që e kompletoi deri sa arriti të finalizaohet dhe përmbyllet”, deklaroi Kasolli./abcnews.al