“Përvjetori i 17-të, nën hijen e zgjedhjeve”, letra e Ramës, Nazarko: Komunikim në kufijtë e mirësjelljes diplomatike

schedule17:20 - 19 Shkurt, 2025

schedule 17:20 - 19 Shkurt, 2025

Edhe pse urimi për 17 vjetorin e Pavaresisë së Kosovës nga kryeministri Edi Rama i ka shkuar qeverisë në Prishtinë që më datë 13 shkurt, përpara liderëve të tjerë europian, kryeministri Kurti e ka publikuar atë vetëm këtë të mërkurë.

Lidhur me këtë letër, ka folur në “Ballkan Update”, analisti Mentor Nazarko, i cili u shpreh se ky 17-vjetor e gjeti Kosovën nën hijen e zgjedhjeve dhe tregon pikërisht është në moshën e një adoleshenti në jetën e një individi.

Ai theksoi se në letër vihet re një komunikim në kufijtë e mirësjelljes diplpmatike.

“Rama kujton që duhen nderuar ata që kanë qenë themeluesit e Pavarësisë së Kosovës, por dhe partnerët perëndimorë, duke vlerësuar edhe kursin jetësor të këtij shteti të ri 17-vjeçar,- cili është në moshën e një adoleshenti në jetën e një individi. Po ashtu Rama ka përdorur dhe formula të mirësjelljes e përzemërsisë me një komunikim si ky: ku në fillim përdoret fjala i dashur, pastaj shkëlqesi. Është një komunikim në kufi të mirësjelljes diplomatike mes dy shteteve si tonat.

Kur shkon puna te bashkëpunimi, duhet rikujtuar që ky përvjetor i 17-të, siç thamë i një shteti të ri, është një përvjetor që koncidon me zhvillimin e zgjedhjeve. Është një moment që për hir të së vërtetës, vullneti popullor, vullneti i biznesit, por dhe një kuadër ligjor marrëveshjes e kanë jetësuar një bashkëpunim, që ka intensitet relativisht të lartë. Mund ta kishi’ shumë më të lartë nëse këto dy qeveri mund të kishin një vizion të përbashkët. Mungesa e tij është cenuar dhe nga marrëdhëniet ndërnjerzore veç të tjerave”, tha Nazarko./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!