Përvetësonin lekët e gjobave/ Arrestohet polici, akuzohet për vjedhje e shpërdorim detyre

schedule10:11 - 28 Tetor, 2024

schedule 10:11 - 28 Tetor, 2024

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal “Arrest me burg” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj policit Bekim Sulaj me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Punonjësi në fjalë, ishte shpallur në kërkim një muaj më parë në kuadër të operacionit të koduar “Targa e huaj” ku u dokumentuan rastet e përvetësimit në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare nga ana e punonjësve të qarkullimit rrugor.

Më herët, për këtë aksion , u proceduan edhe 20 policë të tjerë. Ata dyshohet se gjobisnin shtetas nga Kosova dhe shumën monetare të gjobave nuk i arkëtonin, por i mbanin për vete./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!