Përveç suksesit të këngës së re, Dhurata Dora ka një arsye tjetër për të festuar

schedule11:42 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 11:42 - 24 Dhjetor, 2021

Një ditë më parë, Dhurata Dora solli këngën më të fundit me titull, Criminal. Kanë kaluar vetëm pak orë nga publikimi dhe kënga ka siguruar më shumë se 1 milion dëgjime në Youtube. Sot, Dhurata feston suksesin e hitit të ri por gjithashtu dhe ditëlindjen.

Ajo mbush 29-vjeç dhe është surprizuar nga miqtë e saj në mesnatë. Nga disa pamje që të afërmit e saj kanë ndarë në rrjete sociale, ajo shihet teksa fryn qirinjtë e tortës. Kujtojmë që Dhurata po punon për të sjellë albumin e ri, por nuk ka dhënë një datë publikimi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!