Sulmuesi i Sassuolos, Hamed Traore është kthyer në lojtarin e dëshiruar të disa skuadrave në Itali. Sipas “Calciomercato” Juventus dhe Napoli duket se janë skuadrat e para që kanë shfaqur interes për shërbimet e sulmuesit anësorë, i cili këtë sezon me Sassuolën po shkëlqen, teksa ka shënuar 8 gola dhe 4 asiste.
Po sipas burimit në fjalë për lojtarin nga Bregu i Fildishtë, interesimet nuk mungojnë as nga La Liga dhe Premier League, ku Arsenal dhe Atletico Madrid po shqyrtojnë me imtësi sulmuesin.
Sassuolo është gati ta lejoj largimin e yllit të skuadrës nëse vije një ofertë prej 35 milionë eurove. /f.a/abcnews.al