Përuruohet permendorja e heroit te demokracise Azem Hajdari

schedule18:20 - 27 Tetor, 2017

schedule 18:20 - 27 Tetor, 2017

Lulzim Basha, Kryetari i Partisë Demokratike dhe lideri historik i saj, Sali Berisha, iu bashkuan në Tropojë ceremonisë së vendosjes së permendores së Azem Hajdarit. Nga Tirana kishte jo vetëm deputetë e zyrtaë të lartë demokratë e republikanë, por dhe kryetaarj e LSI-së Monika Kryemadhi.
Udhëtimi për në Tropojë i Lulzim Bashës dhe Sali Berishës ishte ndryshe këtë herë.
Po nderohej në qytetin e tij, kryetari i parë i Partisë Demokratike, lideri i lëvizjes studentore të dhjetorit ‘90 Azem Hajdari, lëvizja që rrëzoi komunizimin dhe i dha Shqipërisë Demokracinë.
Isa Baliaj është autori i kësaj përmendoreje inaugruimi i së cilës veç tropojanëve solli nga Tirana, jo vetëm familjarët, por dhe deputetë, zyrtarët më të lartë demokratë, kryerepublikanin Fatmir Mediu, madje dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Kreu demokrat Basha e quajti këtë si ditën e rikthimit të përjetshëm të Azem Hajdarit, në vendlindjen e tij.
“Tropojës i takon nderi t’i ketë dhënë kësaj lëvizje historike që hapi epokën e demokracisë europiane në Shqipëri edhe liderin e Studentëve të Dhjetorit, Azem Hajdarin, edhe liderin historik të demokracisë shqiptare Sali Berishën.
Si bir i familjes ku i lind dhe i krahinës ku u rrit, Azem Hajdari ju përket ju, i përket Tropojë dhe ju jeni krenarë për birin tuaj. Si udhëheqës politik Azem Hajdari i përket Partisë Demokratike të Shqipërisë, themelues dhe kryetari i parë i së cilës ishte…Si heroi i demokracisë Azemi i përket gjithë Shqipërisë, i përket gjithë kombit”.
Basha tha se përmendorja e vërtetë e Azemit është në zemrat e demokratëve dhe mesazhi që ata marrin prej tij është ai i luftëtarit të paepur të lirisë.
“Kujtimi i ndritur i Azem Hajdarit vjen me mesazhin e gjallë e frymëzues se Liria nuk është një dhuratë e përjetshme, se liria u përket atyre që e duan dhe e çmojnë si më të shtrenjtën gjë në jetë, se Liria shërbehet e duhet të shërbehet me përkushtim e sakrifica. Se liria fitohet e mbahet me beteja duke shkuar çdo ditë në luftë për të. Se liria është mision për drejtuesit politikë”.
Lideri historik i demokratëve Sali Berisha tha se Azem Hajdari përbën në historinë kombit përsonalitetin më të jashtëzakonshëm sepse ai, me një grup studentësh ndanë epokën, ndanë shqiptarët nga diktatura, për rrugën e lirisë me motivin “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”!
“…është i vetmi që jetoi si legjendë për trimërinë e tij, dhe legjendë mbeti në përjetësinë e tij. Jetoi si tribun në jetën e tij, tribun mbeti në përjetësinë e tij.
Ai tha se Azem Hajdari është apel dhe frymëzim edhe pas 27 vitesh demokraci
“… nuk mund të mos mohojmë se një vello e zezë ka mbuluar Shqipërinë, dhe kjo vello e zezë është velloja e narkotikëve, e cila bën shqiptarët të mos marrin dot vendimet e tyre, bën votën e shqiptarëve të mos vendosë për fatin e tyre, bën emrin e tyre të mos shkëlqejë midis kombeve të tjera. Por sot ne jemi këtu, më të vendosur se kurrë, të frymëzuar nga Azem Hajdari për t’u ndarë dhe nga kjo e keqe, për t’u ndarë nga çdo e keqe që nuk meritojmë, për të ecur të sigurtë drejt hapsirave europiane që ne meritojmë”.

Monika Kryemadhi kryetare e LSI-së, vlerësoi veprën e Azem Hajdarit përmes një postimi në facebook. “Kujtimi i heroit të demokracisë Azem Hajdari, ishte sot një motiv më shumë për të na bashkuar në betejën tonë kundër mafias dhe bandave në pushtet”, u shpreh ajo. Kryemadhi foli për një aksionin të pritshëm popullor për rikthimin e demokracisë.

https://www.youtube.com/watch?v=qDGzWtXvBvc

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!