Përurohet statuja më e lartë në botë

schedule11:50 - 31 Tetor, 2018

schedule 11:50 - 31 Tetor, 2018

Ndodhet në Indi statuja më e gjatë në botë, për ndërtimin e së cilës janë shpenzuar 430 milionë dollarë. Ajo është 181 metra e lartë dhe është homazh i heroit Indian për pavarësi Sardar Patel.

India përuroi statujën më të lartë në botë, e cila ka kushtuar 430 milionë dollarë për t’u ndërtuar. BBC raporton se struktura është 181 metra e lartë dhe ndodhet në shtetin perëndimor Gujarat. Ajo është në bronx dhe është një homazh për heroin indian të pavarësisë, Sardar Patel.

Kryeministri indian, Narendra Modi, tha se statuja do të tërheqë mjaft turistët. Por vendasit thanë se ky ishte një shpenzim i madh i fondeve publike, pasi paratë mund të ishin përdorur më mirë. Kryeministri indian theksoi se statuja është një simbol i vendosmërisë dhe paprekshmërisë së Indisë.

Ndërkohë mijëra agjentë policie janë vendosur në zonë, për shkak të protestave dhe incidenteve të dhunshme lidhur me statujën. Policia arrestoi gjithashtu disa fermerë dhe aktivistë që protestuan kundër shpenzimeve për ndërtimin e kësaj statuje./abcnews.al