Përurohet rikonstruksioni i kopshtit nr. 60 në Tiranë

schedule14:44 - 20 Nëntor, 2017

schedule 14:44 - 20 Nëntor, 2017

Në Ditën Botërore të Fëmijëve kopshti nr. 60 në kryeqytet hapi dyert për të mirëpritur rreth 75 femije te njesise administravite numer tre ne Tirane.

“Ky kopësht sjell një çlirim të fluksit për Njësinë 3. Dua të ftoj prindërit që janë të interesuar, të vrapojnë të regjistrohen dhe nga 1 janari do të kemi mundësinë që të ofrojmë edhe shtretërit që janë gati, edhe kuzhinën që është gati. Kopshti do të jetë një kopsht me drekë”,

“Ky kopësht ka pasur probleme të qenësishme me infrastrukturën, ndërtesën, me themelet, me lagështirën, me kullimin, me gjithë rrënimin që kemi gjetur këtu.”

Kryebashkiaku deklaroi se në vijim në fokus do të jetë rehablitimi i kopshteve dhe çerdheve në zonat periferike.

“Ftoj edhe Këshillin Bashkiak ta miratojmë buxhetin e ri, i cili do jetë 15% më i madh dhe do të na mundësojë që të bëjmë akoma më shumë subvencionime në çerdhe e kopshte.

Fokusi në dy vitet e ardhshme, edhe me buxhetin e ri, do të jetë për kopshtet e çerdhet në zonat periferike.

Duke nisur nga kostoja e çerdhes dhe kopshteve, e deri te kostoja e mirëmbajtjes së varrezave, çdo gjë subvencionohet. Prindërit paguajnë vetëm 1/7 apo 1/8 e kostos reale dhe shumica e shërbimeve të bashkisë shkon për të subvencionuar që çmimet të jenë sa më të ulëta dhe sot kemi çmimet më të ulëta në të gjithë rajonin e Evropës Juglindore. Duam t’i mbajmë të tilla, por për këtë do të thotë që duhet të paguajmë edhe taksat. Kompanitë, bizneset, sipërmarrësit e mëdhenj, pra ata që fitojnë më shumë do të duhet të paguajnë edhe më shumë. Ne nuk parashikojmë të kemi asnjë rritje taksash, ama për t’i mbledhur do i mbledhim të gjitha”,

Rikonstruksioni i këtij kopshti u mundësua falë ndihmës së ambasadës turke. Kryebashkiaku Erion Veliaj përfitoi na ky rast për të ftuar edhe ambasada të tjera t’i bashkohen nismave të bashkisë për rehablitimin e insitucioneve arsimore. Filmimet iu shpërndanë medias nga zyra e shtypit e bashkisë./abcnews.al

https://youtu.be/uoLDyBI8lQU

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!