Përurohet një shkollë e re, ndërkohë PD protestoi te bashkia

schedule18:40 - 11 Tetor, 2024

schedule 18:40 - 11 Tetor, 2024

Një grup militantësh të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë protestuan sërish para Bashkisë së Tiranës këtë të premte.

Më shumë se për dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj u duk se mbështetësit e opozitës kishin dalë për të kërkuar lirimin e Sali Berishës.

Me flamuj të Partisë Demokratike në duar qëndruan në këtë shesh për rreth 30 minuta.

Kohë kjo kur Erion Veliaj nuk ishte në zyrë. Kryebashkiaku i Tiranës po përuronte shkollën 9-vjeçare “Musine Kokalari” në Kombinat e cila pas rindërtimit pret rreth 750  nxënës me kushte moderne.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!